​Riaktivizohet zjarri në Malin e Thatë, flakët përhapen në Parkun e Galiçicës

Maqedonia

​Riaktivizohet zjarri në Malin e Thatë, flakët përhapen në Parkun e Galiçicës

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 22:33
Foto ilustrim

Riaktivizohet zjarri në Malin e Thatë në Pogradec. Edhe pse gjatë gjithë ditës kanë punuar specialistë të ADZM me mjete rrethanore zjarri nuk është arritur të vihet në kontroll.

Sipas të dhënave pjesa më e madhe e flakëve tashmë janë përhapur në Parkun e Galiçicës, por ende nuk ka asnjë reagim nga autoritetet e Maqedonisë Veriore.

Nëse vijon me këto ritme dhe pa ndërhyrje rrezikon prekja e pyllit në pjesën maqedonase.

Zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm nga barinjtë për kullotat e reja ndërsa specialistët thonë se ai tashmë mund të fiket vetëm me ndërhyrje nga ajri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat