Shahpasnka: Gjendja në çerdhe me koronavirusin është stabile

Maqedonia

Shahpasnka: Gjendja në çerdhe me koronavirusin është stabile

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 16:26
Jagoda Shahpasnka

Ministrja e Punës dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpasnka theksoi se gjendja me coronavirusin në çerdhet publike është stabile.

“Dëshiroj të ndaj me qytetarët se sipas të dhënave të fundit, 71% e të punësuarve në çerdhe janë vaksinuar. Por kur flasim për përqindjen e kujdestareve dhe përkëdhelësve numri është më i madh”, tha Shahpasnka.

Ajo u bëri thirrje punonjësve në çerdhe që të vaksinohen për shkak se në këtë mënyrë ata kontribuojnë në imuntetin kolektiv.

“Të punësuarit në çerdhe duhet të respektojnë protokollin për parandalim dhe mbrojtje nga virusi”, tha Shahpanska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat