Banorët e Llopatit të shqetësuar për sigurinë e tyre në lidhje me hekurudhën që kalon aty

Maqedonia

Banorët e Llopatit të shqetësuar për sigurinë e tyre në lidhje me hekurudhën që kalon aty

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 15:56
Ilustrim

Banorët e fshatit Llopat të Kumanovës kanë denoncuar për defekt në hekurudhën në afërsi të fshatit. Trau ndalues për automjetet kur treni lëviz nuk lëshohet. Në incizimin e publikuar nga një qytetar vërehet edhe mungesa e sinjalizimit.

Kjo ka shqetësuar banorët e kësaj zone të cilët thonë se me këtë parregullsi ballafaqohen tash e disa vite.

Rruga që kryqëzohet me hekurudhën që çon në drejtim të veriut lidh qytetin e Kumanovës me fshatrat e Komunës së Likovës dhe vendkalimin kufitar në Bellanoc-Stançiq me Kosovën.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut”, Hari Llokvenec përmes telefonit i tha Televizionit Alsat se pas denoncimit, ekipet teknike do të ndërhynë urgjentisht për riparimin e defektit.

Në orët e para të mëngjesit, ekipet teknike janë parë në vendin e ngjarjes, ndërsa është vendosur edhe përgjegjës për rregullimin e sigurisë në komunikacion derisa ka lëvizje të trenit në këtë aks hekurudhor. Llokvenec foli edhe për projektin i cili është në fazën e hartimit që ka të bëjë me ndërtimin e nënkalimit në këtë kryqëzim, nga shkolla fillore e fshatit Llopat deri në dalje të fshatit, përafërsisht 1km nga vendkalimi hekurudhor

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat