Dimitrievski i reagon Zaevit: Formalisht unë ende jam anëtar i LSDM-së

Maqedonia

Dimitrievski i reagon Zaevit: Formalisht unë ende jam anëtar i LSDM-së

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 16:05
Maksim Dimitrievski

Kandidati i pavarur për kryetar të Kumanovës, Maksim Dimitrievski ka reaguar ndaj deklaratës së lideri të LSDM-së, Zoran Zaev.

“Qëndrimi i sotëm i kryetari të LSDM-së, Zoran Zaev se do të përjashtohem nga mbledhja e ardhshme e Kryesisë Qendrore të partisë, tregon se qëndrimi djeshëm i sekretarit Nikollovski se jam vetëpërjashtuar nuk është e vërtetë dhe e vërteton qëndrimin tim se formalisht ende jam anëtarë i LSDM-së. Socialdemokratët e vërtetë gjithmonë e flasin të vërtetën dhe nuk shërbehen me manipulime dhe insinuacione”, tha Dimitrovski.

Ka pyetur se:

Si është e mundur që udhëheqësia e LSDM-së paraprakisht të dijë se çfarë vendimi do të sjellë Kryesia Qendrore?
A luftuam për demokraci të këtillë brendapartiake?
Ka përfunduar se sido që të jenë vendimet e partisë, ai me bindje do të vazhdojë të qëndrojë socialdemokrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat