Më shumë se gjysmë ore pritje në Tabanoc

Maqedonia

Më shumë se gjysmë ore pritje në Tabanoc

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë kryesisht në rrugë të thata. Intensiteti në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimin kufitar Tabanocë ka pritje 30-45 minuta, ndërsa në vendkalimet e tjera nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes.

Posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat