“Me ka krejt” sllogani i Lëvizjes BESA

Maqedonia

“Me ka krejt” sllogani i Lëvizjes BESA

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 23:02
“ME KA KREJT” sllogani i Lëvizjes BESA

Lëvizja BESA në zgjedhjet lokale të 17 tetorit do të paraqitet me slloganin ME KA KREJT.

Shefi i shtabit të kësaj partie Arjanit Hoxha këtë e ka komunikuar gjatë Kuvendit të Degës së Çairit. “Do ishte e udhës ta shpalos slloganin ne Tetovë por pasi që sot u konfirmua edhe kandidatura e Kastriot a dihet se kemi kandidat kryetarin per Tetove dhe Fadilin per Gostivar e kam patjeter te tregoj se sllogani jone eshte “me ka krejt” sepse kesaj fushate i kemi hyre me ka krejt” ka thënë Hoxha.

Lëvizja BESA në këto zgjedhje ka vënë krejt kapacitetin e saj, duke garuar me strukturën më të lartë.

Lideri i partisë Bilall Kasami kandidon për të parin e Tetovës, nënkryetari Fadil Zendeli në Gostivar, ndërsa nënkryetari tjetër Kastriot Rexhepi do të sfidoj Çairin.

Me këtë vërehet se për BESËN këta zgjedhje kanë të rëndësi të veçantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat