Tre kandidatë për kryetar të Çairit

Maqedonia

Tre kandidatë për kryetar të Çairit

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 12:38
Tre kandidatë për kryetar të Çairit

Qytetarët e Çairit tanimë i kanë gati kandidatët për kryetar komune.

Në këtë komunë, për të marrë besimin e çairasve do të garojnë tre kandidatë.

Për një mandat tjetër, të dytin me radhë më 17 tetor do të garojë kryetari aktual i Çairit, nga BDI-ja, Visar Ganiu.

Forcat me të do t’i masë edhe opozita shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa me kandidatin Bekim Sali.

Kundër tyre do të dalë edhe Kastriot Rexhepi nga Lëvizja Besa.

Deri tani dihet se mbështetje Visar Ganiut do t’i japë Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, kurse për Bekim Sali thirrje do të bëjë edhe VMRO-DPMNE-ja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat