Një i vdekur dhe shtatë të lënduar në një aksident afër Strazhës

Maqedonia

Një i vdekur dhe shtatë të lënduar në një aksident afër Strazhës

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

Një i vdekur dhe shtatë të lënduar, është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur në rrugën drejt Strazhës.

Siç informon MPB, të lënduarit janë dërguar në spitalin e Gostivarit.

“Sot rreth orës 15:30 në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën Gostivar – Kërçovë, ka ndodhur aksident trafiku në mes një xhipi Mercedes, makine BMV dhe një kamiioni. Një person që ka qenë në kamion ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa shtatë të tjerë janë lënduar, të cilët janë dërguar në spitalin e Gostivarit”, thonë nga MPB.

Komunikacioni në këtë rrugë akoma është në ndërprerje, ndërsa Prokuroria e Gostivarit është duke kryer ekspertizë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat