Simovski: Regjistrimi po realizohet pa pengesa

Maqedonia

Simovski: Regjistrimi po realizohet pa pengesa

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 11:37
Apostoll Simovski

Kreu i Entit Shtetërorë për Statistika, Apostoll Simovski, sot në konferencë për shtyp deklaroi se procesi i regjistrimit të popullsisë dhe amvisërive po vijon me sukses dhe se për momentin nuk ka asnjë problem.

Simovski u bëri thirrje qytetarëve që të kyçen në mënyrë masive të kyçen në zbatimin e këtij operacioni statistikorë.

“Deri më tani, ja për më shumë se gati tre orë regjistrimi po zhvillohet me sukses. Nuk kemi informacione se ka dikund ndonjë problem, qoftë për refuzim të regjistrimit ose ndonjë problem teknik. operacioni gjithkund vijon me sukses. Ju bëj thirrje të gjithëve që masoovikisht të kyçemi në këtë operacion. T’i harrojmë të gjitha presionet që kemi pasur gjatë kësaj periudhe përgatitëse dhe ta implementojmë si duhet këtë operacion”, deklaroi mes tjerash Simovski.

Procesi i regjistrimit do të zgjasë deri më 30 shtator, deri kur do të mund të regjistrohet online edhe diaspora. Në diasporë deri më tani ka rreth 191.000 persona të regjistruar. Regjistrimi i fundit i popullsisë është bërë pothuajse 20 vjet më parë, ndërsa në vitin 2011 i njëjti dështoi që në nisje.

Ndryshe, qytetarët që jetojnë jashtë vendit, e që nuk kanë mundësi të regjistrohen përmes aplikacionit online, nga sot do të mund të regjistrohen nga familjarët ose të afërmit e tyre në Maqedoninë e Veriut, që i dinë të dhënat për personin në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat