Vullnet Murseli është kandidati i ASH – AAA për Tetovën

Maqedonia

Vullnet Murseli është kandidati i ASH – AAA për Tetovën

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 19:51
Vullnet Murseli

Aleanca për Shqiptarët informon se Kuvendi i degës së kësaj partie në Tetovë, sonte zgjodhi Vullnet Murselin kandidat të koalicionit ASH – AAA për Komunën e Tetovës.

Kuvendarët e ASH-së dhe AAA-së votuan mes dy kandidatëve, Vjollcë Berisha dhe Vullnet Murseli, pas çka të dy kandidatët u zotuan se do të punojnë bashkë për të arritur fitore në zgjedhjet lokale.

Para zgjedhjes së kandidatit, kryetari i Aleancës për Shiptarët, Ziadin Sela tha se kuvendarët kanë zgjedhur mes më të mirëve dhe se pas këtij Kuvendi i pret beteja më e rëndësishme për fatin e këtij qyteti.

“Ideja e fitores nuk është ideja e fitores të një emri të përvetshëm, por ideja e fitores së konceptit politik. Tetova e do ndryshimin dhe bashkë menqytetarët e Tetovës ne duhet ti themi stop talljes e nënqeshjes që na bëjnë këta që sa vite e qeverisin Komunën e Tetovës, duke na thënë se tani e kanë vendos ti thonë stop hajnisë”, tha Sela në fjalën e tij para kuvendarëve.

“Aleanca për Shqiptarët, zgjedhjet në Tetovë i sheh si një betejë për t’ia rikthyer dinjitetin qytetit të dy universiteteve, qytetit të ndryshimeve të mëdha dhe qytetit më të goditur nga pushteti aktual LSDM-BDI. Që sot ne fillojmë përgaditjet për të jetësuar projektet për zhvillimin e Komunës së Tetovës, bashkë me komunat e tjera në të cilat Aleanca për Shqiptarët do të fitojë bindshëm në zgjedhjet e 17 Tetorit”, thuhet në njoftimin e ASH-së.

Ndryshe, në zgjedhjet e fundit lokale ASH garoi me Adnan Nezirin, ndërsa nuk arriti të fitojë votat e nevojshme për të marrë drejtimin e Tetovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat