Në Maqedoni ndërpritet procesi i regjistrimit, bie interneti

Maqedonia

Në Maqedoni ndërpritet procesi i regjistrimit, bie interneti

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Regjistrimi i popullsisë për më tepër se një orë është në ndërprerje për shkak të lidhjes së internetit.

Nga Entit Shtetëror i Statistikave (ESHS), deklarojnë se në koordinim me internet provajderin po bëhen përpjekje për tejkalimin e këtij problemi.

“Ka një problem teknik, të cilin operatorët po përpiqen ta tejkalojnë. Është ndërprerë para pak kohësh, por punohet në tejkalimin e problemit. Në Tetovë ku ndodhemi për momentin veç më na njoftojnë se ka filluar regjistrimi, besoj se së shpejti do mënjanohet i gjithë problemi dhe procesi të vijoj pa ndërprerje”, deklaroi Jasmine GJorgieva nga ESHS.

Ndryshe, regjistrimi filloi ditën e djeshme ndërsa do të përfundojë më 30 shtator. Rezultatet e para pritet të publikohen në fillim të vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat