Kasami: Pas 60 viteve, falë politikave të BESËS, rinovimi i Qendrës së Punësimit-Tetovë, po bëhet realitet

Maqedonia

Kasami: Pas 60 viteve, falë politikave të BESËS, rinovimi i Qendrës së Punësimit-Tetovë, po bëhet realitet

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 19:16
Kasami: Pas 60 viteve, falë politikave të BESËS, rinovimi i Qendrës së Punësimit-Tetovë, po bëhet realitet

“Së bashku me drejtorin e Agjencisë së Punësimit, Abdush Demiri ishim për vizitë në Qendrën e Punësimit në Tetovë, ku u pritëm nga drejtori i Qendrës së Punësimit, Armend Salihi, ku nga afër pamë punët që janë në ndërtim e sipër për rikonstruimin e kësaj qendre.

Qendra e Punësimit në Tetovë, e anashkaluar tash e 60 vite po bëhet realitet, sot, falë politikave të mirrëfillta të Lëvizjes BESA”, shprehet i pari i BESËS, Bilall Kasami.

“Pas rinovimit, Qendra e Punësimit do të jetë në dispozicion të qytetarëve, me kushte më të denja pune, shërbime efikase për qytetarët dhe një pamje moderne për qytetin tonë

#PunëjoFjalë
#MekaKrejt”, përfundon Kasami

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat