Në dy ditët e para janë regjistruar mbi 136 mijë persona

Maqedonia

Në dy ditët e para janë regjistruar mbi 136 mijë persona

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Gjithsej 136.773 persona, 41.478 amvisëri dhe 59.953 banesa janë regjistruar në dy ditët e para të regjistrimit të popullsisë në Maqedoni.

Siç informojnë nga ESHS, mundësinë për vetregjistrim të personave që jetojnë jashtë vendit, deri sot në ora 07:30 e kanë shfrytëzuar 191,890 persona.

Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Maqedoni zyrtarisht ka filluar më 5 shtator, ndërsa do të zgjasë deri më 30 shtator.

Rezultatet e para pritet të publikohen në fillim të vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat