Nuk mund të luftojë krimin me Mickoskin brenda “Koalicioni 27”

Maqedonia

Nuk mund të luftojë krimin me Mickoskin brenda “Koalicioni 27”

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 15:45
Foto nga vendi i ngjarjes

“Koalicioni 27” nuk ka logjikë të flas dhe trumbetoj se gjoja do të luftoj krimin e organizuar dhe që do të angazhohet për funksionim të shtetit ligjor duke pasur parasysh se partner koalicioni kanë njërin nga protagonistët e katrahurës së 27 Prillit në Kuvend, kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Si mund të trumbetojë koalicioni Aleanca, Alternativa dhe VMRO-DPMNE kundër krimit të organizuar kur “krimineli” më i madh që i priu turmës së 27 Prillit është bartësi/udhëheqësi i këtij koalicioni?

Ditëve të fundit nëpër rrjetet sociale qytetarë të shumtë kanë parashtruar këtë pyetje dhe ndërkohë tërë kohën shprehen se nuk do të lejojnë që kjo marrëzi të kapërdihet nga elektorati shqiptar.

Gjithashtu votuesit shqiptar thonë se nuk do të lejojnë që vota e tyre të shkojë në favor të VMRO-DPMNE-së antishqiptare dhe në favor të Ziadin Selës e Afrim Gashit, të cilët për një kolltuk shitën interesat shqiptare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat