Afati për kontrollim të listës zgjedhore përfundon nesër

Maqedonia

Afati për kontrollim të listës zgjedhore përfundon nesër

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 18:19
Foto ilustrim

Në përfundim me ditën e martë, 7 shtator, gjithsej 13.502 persona i kanë kontrolluar të dhënat në Listën zgjedhore, janë parashtruar gjithsej 122 kërkesa për regjistrim në Listën zgjedhore.

31 kërkesa për fshirjen e të dhënave nga Lista Zgjedhore dhe 39 kërkesa për ndryshim të të dhënave në Listën zgjedhore.

Gjithashtu, deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në email adresën [email protected] janë parashtruar gjithsej 73 kërkesa.

Procedura për kontroll publik në Listën zgjedhore përfundon nesër në mesnatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat