Deri në 40 minuta pritet në Tabanoc

Maqedonia

Deri në 40 minuta pritet në Tabanoc

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga LAMM, komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet pa pengesa dhe në disa rrugë nëpër korsi të lagështa.

Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatar. Në vendkalimin kufitar ka pritje prej 30-40 minuta, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.

Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat