Në Kërçovë, nis mësimi me prani fizike

Maqedonia

Në Kërçovë, nis mësimi me prani fizike

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 22:24
Foto ilustrim

Pas një jave mësim online për shkak të pandemisë me Kovid-19, edhe nxënësit e Shkollave të Mesme “Drita” dhe “Mirko Milevski” nga Kërçova, u ulën në bankat shkollore. Shkollat u informuan nga MASh se për shkak të përmirësimit të gjendjes me pandeminë mësimi do të vijojë me prani fizike. Drejtoritë informuan nxënësit që të respektojnë protokollet, si mbajtja e maskave, distanca dhe dezinfektimi i duarve, ndërsa procesi mësimor u zhvillua pa pengesa.

Procesi është zhvilluar normalisht, nuk kemi pasur asnjë pengesë, nuk kemi pasur raste të paraqitura nga ana e prindërve, nxënësve por edhe nga matja e temperaturës, nuk kemi pasur raste të dyshimta dhe besoj edhe në të ardhmen procesi do të vazhdojë rregullisht dhe nuk do të kemi infektime, raste pozitive në mesin e nxënësve dhe të të punësuarve.”,- tha drejtori i Sh.M.K. “Drita”, Festim Ahmeti.

Deri më tani nuk kemi pasur probleme, ndërsa kishim mësim online, ishin paraqitur njëmbëdhjetë fëmijë pozitivë dhe deri sot kemi katër profesorë pozitiv në Kovid-19. Sot nuk kishim nxënës me temperaturë të lartë, në shkollë janë të hapura katër hyrje dhe u bëjmë thirrje stafit arsimor dhe nxënësve të respektojnë protokollet që mësimi të zhvillohet rregullisht.”,- tha Milka Spasovska nga Sh. M. “Mirko Milevski”.

Mësimin me prani fizike në këto dy shkolla të mesme do ta ndjekin mbi 1500 nxënës nga viti i parë deri në të katërtin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat