Stevanoviq: Spitalet e modeluara janë të sigurta

Maqedonia

Stevanoviq: Spitalet e modeluara janë të sigurta

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 13:00
Milena Stevanoviq

Mijëra pacientë të cilët janë mjekuar janë shpëtuar në spitalet modulare.

Kështu ka thënë drejtoresha e Klinikës për Sëmundje Infektive, Milena Stevanoviq, në një intervistë për REL, pasi zjarri në Tetovë mori jetën e 14 personave.

“Shihni, unë besoj se janë të sigurta. Të gjithë ata kanë pranimin e tyre teknik për pranim dhe dokumentet ndërtuese pa asnjë vërejtje. Ja të flas për spitalin modular i cili ka kapacitet prej 70 shtretërve dhe është bashkuar me Klinikën infektive.

Të ju rikujtoj se mijëra pacientë u shpëtuan nga pasqyra e rëndë klinike nga kovidi, nga pasqyra mesatare e rëndë klinike të kovidit dhe ne nuk mund të themi se spitali modular nuk është mënyra për trajtim efikas të pacientëve”, ka thënë Stevanoviq për REL.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat