23 viktima dhe 464 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

Maqedonia

23 viktima dhe 464 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se në në 24 orët e fundit janë kryer 4.553, ndërsa janë regjistruar 464 raste të reja me coronavirus.

Më shumë raste të reja ka në Shkup-225, Kumanovë-42, Strumicë-35 dhe Shtip 27.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 435 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Janë konfirmuar 23 viktima nga coronavirusi. 11 persona të vdekur nga Shkupi (47, 55, 61, 78, 78, 79, 79, 81, 81, 81 dhe 83), nga 3 të vdekur nga Ohri (40, 68 dhe 75) dhe Struga (45, 67 dhe 77) ), 2 persona të vdekur nga Velesi (60 dhe 73) dhe nga një të vdekur nga Tetova (62), Kumanova (54), Kërçova (72) dhe Makedonski Brod (73).

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 183.523, numri i pacientëve të shëruar është 163.852, numri i vdekjeve është 6.259, ndërsa numri i rasteve aktive është 13.412.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat