Sela: Lejet për kazino i jep ministri Fatmir Besimi

Maqedonia

Sela: Lejet për kazino i jep ministri Fatmir Besimi

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 09:19
Zijadin Sela

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në emisionin “Click Plus” në TV21, ka folur në lidhje me situatën politike në vend dhe zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në lidhje me akuzat e BDI-së se Arben Taravari nuk i mbyll kazinotë në Gostivar, Sela tha se lejet për hapjen e kazinove i jep ministri i Financave, Fatmir Besimi.

I pyetur për marrëveshjen e partisë që ai e drejton me partinë maqedonase OBRM-PDUKM, Sela tha se me ata kanë marrëveshje për përkrahje të ndërsjellë në disa komuna, duke përjashtuar Komunën e Kërçovës dhe Komunën e Bërvenicës.

Sela foli edhe për tragjedinë në Tetovë, ndërsa tha se kjo është një arsye më shumë që kryeministri Zoran Zaev të jep dorëheqje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat