Nga tetori do të kërkohet doza e dytë e vaksinës në Maqedoni

Maqedonia

Nga tetori do të kërkohet doza e dytë e vaksinës në Maqedoni

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Nga tetori do të kërkohet doza e dytë e vaksinës në vend të dozës së parë për të hyrë në objekte të mbyllura.

Ministri Filipçe tha se përveç kësaj mase nuk po mendohet për ndonjë masë tjetër.

Sipas Filipçes, vaksinimi i detyrueshëm është mundësi që nuk përjashtohet, por ende është herët.

“E vetmja gjë që po e mendojmë tani lejimi i hyrjes me imunizim të plotë aty ku kërkohet një dozë vaksine. Do të lëmë mjaftueshëm kohë. Vaksinimi i detyruar është ende herët, por nuk e përjashtoj mundësinë”, tha mes tjerash Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat