Numri më i ulët i të vaksinuarve, në Gostivar dhe Strumicë

Maqedonia

Numri më i ulët i të vaksinuarve, në Gostivar dhe Strumicë

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

etova, Kërçova dhe Negotina janë qytetet ku është rritur më shumë numri i qytetarëve të vaksinuar muajin e kaluar pas aplikimit të masave kufizuese.

Edhe pse banorët e Tetovës dhe Kërçovës ishin në listën e qytetarëve më pak të vaksinuar në krahasim me qytetet e tjera vetëm një muaj më parë, tani ata kanë një rritje prej gati 20 përqind të atyre të vaksinuar me dozën e parë.

Pasi filluan të vlejnë masat me të cilat kërkohet certifikatë për hyrje në vende të caktuara në mbarë shtetin është rritur numri i vaksinimit për 14 përqind.

Tani më pak të vaksinuar apo nën 40 përqind ka në Gostivar, Strumicë, Vinicë, Kumanovë, Dibër dhe Kratovë. Mbi 50 përqind e popullsisë së vaksinuar janë në Manastir, Veles, Kavadar, Gjevgjeli, Ohër. Në Shkup, janë 47.9 për qind të vaksinuar, pra mbi 238 mijë. Që të arrihet imuniteti kolektiv, duhet të vaksinohen më shumë se 70 përqind e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat