Komisioni Anti-korrupsion do të kërkojë përgjegjësi për ministrat që keqpërdorin automjetet zyrtare

Maqedonia

Komisioni Anti-korrupsion do të kërkojë përgjegjësi për ministrat që keqpërdorin automjetet zyrtare

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 00:02
Ilustrim

Komisioni për Anti-korrupsionn i Maqedonisë do të hetojë nëse dy ministrat kanë shkuar në aktivitete partiake me automjete zyrtare.

Kreytarja e këtij komisioni, Biljana Ivanovska në konferencën e sotme deklaroi se do të kërkojë nga Qeveria përgjegjësi për ministrat e BDI-së, Bujar Osmani dhe Naser Nuredini të cilët në aktivitete partiake janë vozitur me automjete zyrtare.

“Do të përpiqemi të marrim deklratat e tyre nëse me të vërtetë automjeti është përdorur për aktivitete partiake. Nëse është kështu, ashtu siç kishim përvojë në ciklet e mëhershme zgjedhore, do të dërgojmë në Qeveri iniciativë për marrje të përgjegjësisë për ata që kanë keqpërdorur automjetin zyrtar për qëllime partiake”, tha Ivanovska.

Ajo tha se në komision ka pasur denoncime për aktivitete të ndaluara, nisje të fushatës para kohe dhe keqpërdorim të resurseve shtetërore. Bëhet fjalë për 21 denoncime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat