Limani nga fshati Çellopek me mesazh të fuqishëm për përmasimin e kushteve në arsim, shëndetësi dhe bujqësi

Maqedonia

Limani nga fshati Çellopek me mesazh të fuqishëm për përmasimin e kushteve në arsim, shëndetësi dhe bujqësi

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 09:39
Pamje nga takimi

Kandidati i pavarur për Komunën e Kërçovës, Fatmir Limani, ka vazhduar takimet intezive me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore. Ai është takuar edhe me banorët e fshatit Çellopek të Kërçovës nga ku ka folur rreth plan programit të tij zgjedhor, i cili përfshinë investime në përmasimin e kushteve në shumë sfera në nivel lokal.  

Një ndër prioritetet kryesore të Limanit në platformën e tij është investimi në subvencione lokale për në bujqësi, duke mundësuar kështu që bujqit dhe blegtorët të zhvillojnë më lehtësisht profesionin e tyre dhe duke ndikuar në zhvillimin ekonomik lokal.

Ai është shprehur që me platformën e tij bujqit dhe blegtorët do të kenë më të lehtë të ushtrojnë profesionin pasi që Komuna do t’i ketë dyert e hapura për ta.  

Një tjetër zotim i Limanit është edhe përmirësimi i infrastrukturës në arsim, sidomos të objektit shkollor i cili është shumë pranë rrugës dhe në gjendje të mjerueshme. Shkolla nuk plotëson as kushtet minimale për mësim, andaj investimi në të do të jetë prioritet i ekipit të Limanit.  

Fatmir Limani gjithashtu ka premtuar përmirësim të infrastrukturës rrugore, duke përfshirë sistem të ri të ujit për pije, kanalizimit si dhe ndriçimit publik që mungon në këtë rajon. Limani premtoi edhe ndërtim në shëndetësi, sidomos në investime në ambulancë me kushte moderne. Gjithashtu në platformën e Limanit.

Image
Pamje nga takimi

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat