Në Maqedoninë e Veriut sivjet u regjistrua ulje e numrit të punëtorëve dhe prodhimit industrial në muajin gusht

Maqedonia

Në Maqedoninë e Veriut sivjet u regjistrua ulje e numrit të punëtorëve dhe prodhimit industrial në muajin gusht

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Prodhimi industrial në Maqedoninë e Veriut ka shënuar mesatarisht ulje për 1.4%, duke regjistruar ulje edhe deri 24.6% në grupe të caktuara.

“Prodhimi në muajin gusht të vitit 2021, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie tek Energjia për 9.9 %, Prodhimet kapitale për 24.6 % Mallra jo të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 4.2 %”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti sqaroi që rritje u vërejt tek Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 24.5 % dhe Mallra të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 13.4 %.

“Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit gusht të vitit 2021, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie tek Energjia për 3.4 %, tek Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 0.5 %, tek  Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 6.3 %, ndërsa rritje u vërejt tek Prodhimet kapitale për 6.0 %, dhe tek Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjërë për 5.7%”, deklarojnë nga Enti, duke sqaruar që numri i punëtorëve ka shënuar ulje për 1.7% në krahasim me gushtin e kaluar, ndërkohë sivjet në periudhën janar-gusht është shënuar ulje për 2.1 përqind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat