Murseli: Ridizajnim dhe funksionalizim më i mirë i sheshit në Tetovë

Maqedonia

Murseli: Ridizajnim dhe funksionalizim më i mirë i sheshit në Tetovë

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 16:54
Vullnet Murseli

Kandidati nga radhët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës në Tetovë, Vullnet Murseli dje në Tetovë hapu dy shtabe në qendër të qytetit dhe në lagjen Teqe. Në takim, Murseli potencoi nevojën e planifikimit dhe funksionalizimit të sheshit në Tetovë dhe integrim me kompleksin e vjetër dhe të ri tregtar.

“Nëse marrim parasysh riplanifikimin e mundësisë së përdorimin e teknologjikve dhe inovacioneve, qendra e Tetovës mund të shndërrohet në qendër atraktive, ku jeta mund të bëhet me lehtë si dhe qasja në rrugë dhe parkingje. Shqyrtohet mundësia e parkingut nëntokësor nën shesh që është paraparë edhe me Planin urbanistik të Tetovës”, tha Murseli.

AI potencoi vazhdimin e bulevardeve në mënyrë që Tetova të merr frymë në komunikacion.

“Prioritet është zgjerimi i bulevardeve “Video Smillevski Bato” drejt Porojot, “Bllagoja Toska” drejt rrugës Tetovë Jazhincë si dhe rruga “Ilinden” nga sheshi në stadionin e qytetit. Kemi paraparë edhe kapacitete për parkim, me parkim në kat në katër lokacione në qytet, te Vero, te gjykata, te stadioni i vjetër dhe në qendër të qytetit”, tha Murseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat