Kalishti u rreshtua pas Nebi Rexhepit

Maqedonia

Kalishti u rreshtua pas Nebi Rexhepit

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 23:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Fshati Kalishtë i komunës së Vrapçishtit u rreshtua pas Nebi Rexhepit dhe kandidatit të tyre për këshilltarë në ansamblenë komunale Nevrij Ademin. Në mbështetje të Rexhepit dhe Ademit nga Sllatina prezent ishte Zv/Ministri i drejtësisë Agim Nuhiu.

Në fjalë rasti Ministri Nuhiu deklaroj se Bashkimi Demokratik Për Integrim në çdo komunë ka njerëz eminent siç është Nebi Rexhepi në komunën e Vrapçishtit, Nuhiu nuk la pa përmendur përbetimet e BDI-së të cilat komunën e Vrapçishtit do ta transferojnë nga një komunë e izoluar në një komunë për qytetarët.

Ish Ministri Bilen Salija njëherit edhe shef i shtabit në komunën e Vrapçishtit kërkoj mbështetje maksimale nga banorët e fshatit Kalishtë të cilët sipas tij kanë qenë mbetën dhe do të jenë njerëz me kapacitet kombtar, fetar dhe shoqëror.

Nebi Rexhepi, Krytari i ardhshëm i komunës së Vrapçishtit Kalishtasve ju premtoj se do të bëj të pamundurën që në 4 vjet qeverisje njëherë dhe përgjithmonë do ti jepet fund problemit me rrugën, ujin dhe mbeturinat. Rexhepi tha se në afat sa më të shkurtër kohorë rruga do të rikonstruohet dhe do të zgjerohet në bazë të projektit të paraparë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat