Në Kërçovë hapet shtabi qendror i LSDM-së

Maqedonia

Në Kërçovë hapet shtabi qendror i LSDM-së

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 23:29
Foto ilustrim

Në prani të një numri të madh të anëtarëve sot ishte hapur Shtabi qendror i LSDM-së në Kërçovë, në të cilën morën pjesë edhe kryetari i degës lokale Stanko Tërpeski, si dhe shefi i Shtabit republikan zgjedhor Vasko Kovaçeski.

Shtabi është vendosur në rrugën kryesore në ndërtesën e njëjtë ku gjenden edhe hapësirat e degës së partisë.

Në këtë rast anëtarët e partisë të cilët ishin të pranishëm në këtë solemnitet morën pjesë në aksionin humanitar të zbatuar në hapësirat e sapohapura , ku anëtarët e partisë me kontribute vullnetare kishin për qëllim të ndihmojnë një familje me rrezik social me një anëtar të familjes të sëmurë rëndë.

“Kjo praktikë do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim dhe kemi për qëllim me donacionet tona t’i ndihmojmë bashkëqytetarët tanë ose familjet nga mjediset rurale, të cilët janë në gjendje më të rëndë sociale ose kanë probleme shëndetësore më serioze te ndonjë anëtar i familjes. Do të kujdesemi të organizojmë sa më shumë aksione të tilla humane, që të gëzojmë sa më shumë familje ose individë”, theksoi Viktor Aleksoski, kryetar i rinisë së LSDM-së në Kërçovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat