KSHZ miratoi udhëzimin për ankesat zgjedhore në pajtim me përdorimin e pajisjeve biometrike

Maqedonia

KSHZ miratoi udhëzimin për ankesat zgjedhore në pajtim me përdorimin e pajisjeve biometrike

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 19:57
Foto ilustrim

Për shkak të mënyrës së re të identifikimit të votuesve me vendosjen e pajisjeve për gjurmë nga gishti, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot miratoi dhe ndryshime dhe plotësime të Udhëzimit për dorëzimin e ankesave të votuesve, të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e së drejtës votuese.

“Në pajtim me ndryshimet e Kodit zgjedhor, nëse pranohet ankesa e votuesit, ligjit parasheh ai të regjistrohet në Listën zgjedhore në formular të veçantë dhe t’i jepet fletëvotim dhe t’i lejohet të votojë. Prandaj edhe afatet kanë ndryshuar, për shkak të aplikueshmërisë dhe efektivitetit të mbrojtjes ligjore. Do të thotë, pas shtrimit të një lloji të tillë të ankesës vendoset në afat prej dy orës dhe gjithashtu për shkak të lehtësimit të votuesve kjo lloj ankete për dallime prej ankesave të tjera mund të dorëzohet edhe në mënyrë elektronike gjegjësisht përmes emailit. Gjithsesi se mundet edhe në mënyrë tradicionale dhe drejtpërdrejt në formë me shkrim në KKZ”, sqaroi anëtari i KSHZ-së, Boris Kondarko.

Kondarko gjithashtu theksoi se në pajtim me Kodin zgjedhor ka kushte të reja për regjistrim në Listën zgjedhore. Tani mund të regjistrohen në LZ edhe qytetarëve të cilëve u kanë skaduar dokumentet për identifikim edhe në periudhën e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e votimit. Qytetarët, siç tha ai, vetëm do të duhet t’i rinovojnë dokumentet dhe jo edhe të kërkojnë të futen në LZ pasi ata veç më janë të regjistruar në të me detyrë zyrtare.

Ajo që është e re dhe që për herë të parë vihet me vendosjen e pajisjeve për identifikimin biometrik të votuesve përmes gjurmës së gishtit është nëse ka raste kur rregullohet procedimi për ankesa lidhur me këtë pjesë të votimit ndërsa kjo nëse nuk mund të gjendet përputhje e gjurmës së gishtit të votuesit me gjurmët e gishtave në të dhënat që ndodhen në pajisje edhe pse paraprakisht këshilli zgjedhor e përcakton identitetin prej dokumenteve personale të votuesit dhe se nuk ka votuar përmes nënshkrimeve në Listën zgjedhore. Atëherë votuesi mund të futet në pajisjen për identifikim biometrik përmes leximit të numrit të vetëm amë, me ç’rast edhe në këtë rast i merret gjurma e gishtit përmes pajisjes për identifikim biometrik.

Përjashtimi i dytë i paraparë në ligj, është kur KSHZ-ja mund të bëjë krahasim të gjurmëve të gishtave, siç tha Kondarko, në një situatë ekstreme për të cilën shpresojnë se nuk do të ndodhë është nëse pajisjet për identifikim biometrik nuk punojnë, që, sipas tij, nuk do të mund të ndodhte pasi KSHZ ka rezerva të mjaftueshme të pajisjeve. Në rast të tillë është paraparë të mund të votohet me përdorimine  llampsë UV dhe spërkatësit dhe qytetarëve do t’u merret gjurma e gishtit. Gjurma, siç sqaroi Kondarko, do të lihet në letër në grafë të veçantë të Listës zgjedhore ku regjistrohen gjatë votimit.

“Edhe në raste të tilla ne kemi të drejtë t’i krahasojmë kështu gjurmët e marra të gishtërinjve”, tha Kondarko.

Në seancën e sotme KSHZ zgjodhi edhe anëtarë të këshillave të veçantë zgjedhorë që do të zbatohen votim i personave me Kovid-19 dhe në vetëizolim. Afati i paraqitjes së këtyre personave për votim skadon më 11 tetor në mesnatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat