Maqedoni, në mesnatë përfundon paraqitja për votim për personat e sëmurë dhe të pafuqishëm

Maqedonia

Maqedoni, në mesnatë përfundon paraqitja për votim për personat e sëmurë dhe të pafuqishëm

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 10:34
Ilustrim

Sonte në mesnatë përfundon afati për paraqitje në Komisione Zgjedhore për votim të personave të sëmurë dhe të pafuqishëm në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Po ashtu, personat që janë të infektuar me coronavirus ose ndodhen në vetizolim, do të mund të paraqiten për votim deri më 11 tetor në mesnatë. Këto persona, bashkërisht me të burgosurit, ata që ndodhen në paraburgim, votojnë një ditë para votimit, më 16 tetor.

Për paraqitjen e të sëmurëve, të dobtëve dhe personave me coronavirus ose ata që ndodhen në vetizolim, KSZH përgatitie udhëzime të posaçme që duhet t’i përmbushin këto persona nëse dëshirojnë të votojnë nga shtëpia.

Votuesit të cilët në ditën e votimit ndodhen në paraburgim shtëpiak dhe dëshirojnë të votojnë, përmes një personi të autorizuar duhet ta njoftojnë Komisionin Komunal Zgjedhor më vonë tre ditë para ditës së votimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat