Rrymën e shtrenjtë të kompanive do ta paguajnë qytetarët

Maqedonia

Rrymën e shtrenjtë të kompanive do ta paguajnë qytetarët

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Çmimin shtrenjtuar të rrymës për kompanitë në fund do ta paguajnë qytetarët.

Trajan Angellov nga Lidhja e Odave Ekonomike thotë se edhe pse çmimi i rrymës për amvisëritë do të mbetet e njëjtë ndërsa të parët shtrenjtimin do ta ndjejnë kompanitë, llogarinë më të larta do ta paguajnë qytetarët, nëpërmjet çmimeve më të larta të produkteve të tjera. Sipas tij, importi intervenues i qymyrit është vetëm “fikje e zjarrit”.

Autoritetet duhet t’i lejojnë amvisëritë nëpërmjet paneleve diellore të prodhojnë rrymë ndërsa kompanive t’u shkurtohen procedurat burokratike për panelet fotovoltaike.

“Ndokush do të duhet ta paguajë atë drekë, a do e bëjnë këtë drejtpërdrejtë qytetarët apo do subvencionojë Qeveria, por përsëri në fund të ditës qytetarët përmes tatimeve do e paguajnë çmimin e rrymës. Në Maqedoni, qëllimisht ose jo, ju nevojitet leje për instalimin e centraleve fotovoltaike deri 20 kilovat veç më ju hyni në aparatin burokratik dhe ajo procedurë zgjat një vit dhe është shumë e komplikuar shumë e ngarkuar dhe shkakton dekurajim për të investuar në atë pjesë dhe duhet të mendohet t’u jepet mundësi amvisërive të instalojnë kolektorë diellor për prodhimin e rrymës”- pohoi  Trajan Angelovski, Oda Industriale e LOE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat