Sonte vuloset fitorja e madhe e Deharit

Maqedonia

Sonte vuloset fitorja e madhe e Deharit

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 18:10
Fatmir Dehari

E gjitha e arritur me punë, sakrificë, përkushtim dhe transparencë. Kjo është Komuna e Kërçovës , sot, jo vetëm një bastion i BDI-së por edhe një shembull i madh i unitetit shqiptarë. Dhe nuk ka si të mos jetë kështu, kur në krye ka një reformator të madh siç është Fatmir Dehari i cili vazhdon betejën për një mandat të tretë ku i madh e i vogël është rreshtuar pas tij, sepse fitorja është e garantuar, nga puna dhe ndryshimi i madh që i ka ndodhur Kërçovës.

Fitorja është e garantuar sepse mbështetja e madhe vjen nga njeriu i rezistencës dhe i fitoreve siç është Ali Ahmeti.

Jo më larg se sa sonte të gjithë do shohin armatën e gjelbër si mbushet Uskana, si gjelbërohet Kërçova dhe si ndriçon Dehari dhe Ahmeti nga qyteti që u fitua  me kaq shumë sakrifica .

Sonte edhe ata që ëndërrojnë përçarjen, që ëndërrojnë humbjen, që ëndërrojnë zhdukjen do ta shohin të vërtetën e madhe dhe forcën e BDI-së, forcën e Deharit dhe fuqinë e Ali Ahmetit.

Sonte të gjithë do shohin edhe forcën reale të BDI-së dhe ndërsa të tjerët zhgënjimin turpin, sepse Kërçova është mbetet dhe do të jetë në duart e sigurta në duart e Deharit dhe Ahmetit.

Kërçova do fitohet nga Fatmir Dehari ,madje që në raundin e parë.

Dhe kjo histori fitoresh nuk është një rastësi por një dëshmi e asaj që ai ka punuar pa dallim lagje, pa dallim vendbanimi, pa dallim etnie, pa dallim orientimi politik, sepse Uskana është e të gjithëve e veçanërisht është e shqiptarëve.

Fatmiri do fitojë Kërçovën edhe kësaj radhe, sepse ai, jo vetëm që nuk njeh humbje, por pas vete ka një mbështetje të fuqishme nga vetë lideri Ali Ahmeti, ka mbështetje nga shqiptarët, ka mbështetje nga mërgimtarët dhe në fund ka mbështetje të çdo kërçovari sepse puna e Deharit është vula e fitores së radhës.

Ata të tjerët që kanë  që mbështetjen nga VMRO-ja, antishqiptare do të varrosen sonte nga fuqia e madhe nga zëri I shqiptarëve dhe përkrahja e sinqertë e punës dhe sinqeritetit të Deharit.

Rrugëtimi për Kërçovën vazhdon me Fatmir Deharin,  ndërsa këtë do ta dëshmojë edhe tubimi i sotëm i armatës së gjelbër që do të dëgjojë gjithë shqiptaria anë e mbanë globit sepse Uskana nuk do të lëshohet nga dora e fuqishme e shqiptarit nga dora e Fatmir Deharit dhe dora e Ali Ahmetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat