MPB: Kontrolli i brendshëm do ta hetojë rastin me Dimitrievskin

Maqedonia

MPB: Kontrolli i brendshëm do ta hetojë rastin me Dimitrievskin

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 14:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

“Në lidhje me rastin e sotëm në Kumanovë, ku është ndaluar makina Renault, e drejtuar nga M.D, ju njoftojmë se MPB e ka angazhuar Departamentin për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale për zbardhjen e plotë të rastit. MPB nuk do të lejojë asnjë presion, veprim joligjor ose keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Kështu thonë nga MPB, në lidhje me rastin kur zyrtarët policorë e ndaluan sot kryetarin aktual të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, në rrugën “Leskovacka” në Kumanovë.

Ndërsa në një lidhje live në Facebook, Dimitrievski tha se është ndjekur për një kohë nga makina e policisë dhe më pas e kanë ndaluar. Dimitrievski gjithashtu tha se e kanë dërguar në kontroll teknik, edhe pse e kanë ditur se makina është e re.

Dimitrievski këto i quajti presione nga ministri aktual i MPB-së Oliver Spasovski, në fushatën për zgjedhjet lokale.

Ndryshe, Dimitrievski do të jetë në garë në rrethin e dytë me kandidatin e LSDM-së për Komunën e Kumanovës, Oliver Ilievski.

Theksojmë që në vitin 2017, Maksim Dimitrievski u zgjodh kryetar i Kumanovës nga radhët e LSDM-së, por para disa muajve ai u përjashtu nga kjo parti, ndërsa në zgjedhjet e fundit lokale ai është duke garuar si kandidat i pavarur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat