Taravari: Aleanca për Shqiptarët do të mbështes Lëvizjen Besa në komunat ku garojnë

Maqedonia

Taravari: Aleanca për Shqiptarët do të mbështes Lëvizjen Besa në komunat ku garojnë

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 17:26
Sekretari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se do të mbështesin kandidatët e Lëvizjes Besa në komunat ku garojnë.

Ai tha se mirëpresim thirrjen e Lëvizjes Besa për mbështetje të ndërsjellë dhe se do të ketë mbështetjen e simpatizantëve të koalicionit Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.

Taravari tha se vlerësojmë se BDI duhet të bjerë nga pushteti dhe shpresojmë që edhe Besa ta ketë me sinqeritet që BDI duhet të shkojë në opozitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat