Ahmeti: Nuk mendoj se Zaevi do të japë dorëheqje

Maqedonia

Ahmeti: Nuk mendoj se Zaevi do të japë dorëheqje

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 07:22
Zoran Zaev

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka komentuar paralajmërimin e partnerit të koalicionit, liderit të LSDM-së, Zoran Zaev se nëse humb Shkupin do të paraqesë dorëheqje.

Ahmeti tha se nuk mendon se do të dorëhiqet Zaevi, pasi siç tha, ai ka marrë mandat për të udhëhequr politika qendrore, dhe jo lokale.

“Nuk mendoj se zotëri Zaev do të paraqesë dorëheqje.

S’kanë asgjë zgjedhjet lokale me zgjedhjet e përgjithshme. Zaev ka marrë mandat për të udhëhequr politikat qendrore. Nuk ka konkurruar Zaevi për kryetar komune”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat