Dje janë aplikuar 4.797 vaksina

Maqedonia

Dje janë aplikuar 4.797 vaksina

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 09:55
Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 4.797 doza të vaksinave, prej të cilave 734 janë aplikuar si dozë e parë, kurse 876 rivaksinime, ndërkaq 3.178 qytetarë kanë pranuar dozën e tretë të vaksinës.

Përfshirë datën 28 tetor, gjithsej janë vaksinuar 804.151 qytetarë, janë rivaksinuar 774.464 kurse dozën e dytë e kanë pranuar 27.298 qytetarë.

54% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë rivaksinuar, kurse 33% e popullsisë prej 18 deri 39 vjeç kanë pranuar së paku një dozë të vaksinës, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Përfshirja me vaksinë me një dozë të vaksinës e popullsisë së rritur është 57%, kurse me dy doza është përfshirë me 46% e qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e popullsisë në shtetin tonë është e vaksinuar, kurse 35% e popullsisë në shtet kanë pranuar dy doza të vaksinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat