Ganiu: Çairi ka qenë dhe mbetet vendi i bashkëjetesës

Maqedonia

Ganiu: Çairi ka qenë dhe mbetet vendi i bashkëjetesës

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 21:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu sot ishte në mesin e komunitetit turk të komunës së Çairit për të shënuar Ditën e Republikës së Turqisë. Pas manifestimit të gjithë së bashku shijuan çajin e pasdites në Çarshinë e Vjetër, vendi që bashkon kulturat dhe traditat e ndryshme.

Postimi i plotë:

SHËNUAM DITËN E REPUBLIKËS SË TURQISËDerisa mbrëmë morëm mbështetjen e fuqishme të Partisë Demokratike të Turqve në Maqedoni-Dega Shkup për zgjedhjet e 31 tetorit, sot bashkërisht me anëtarësinë e këtij subjekti shënuam 29 Tetorin, Ditën e Republikës së Turqisë, që është një datë mjaft e rëndësishme për gjithë komunitetin turk kudo që jetojnë.

E me këtë rast nuk lamë pa e shijuar edhe çajin e pasdites në Çarshinë e Vjetër, aty ku gjithmonë i gjejmë të bashkuar njerëzit e kulturave e traditave të ndryshme.Çairi gjithmonë ka qenë dhe mbetet vendi më i përkryer i bashkëjetesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat