Nesër, raundi i dytë i zgjedhjeve vendore në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Nesër, raundi i dytë i zgjedhjeve vendore në Maqedoninë e Veriut

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Rrethi i dytë i Zgjedhjeve Lokale 2021 ka filluar me votimin e të burgosurve, atyre që janë në paraburgim, të sëmurit dhe personat e palëvizshëm, personat që janë në izolim apo gjithsej 7 mijë e 645 persona.

Për ta ishin përgatitur këshilla të posaçme zgjedhore derisa për 376 votues që janë në izolim për shkak të COVID-19 janë angazhuar edhe ekipe mjekësore. Në institucionet ndëshkuese, përmirësuese ka 1 mijë e 409 votues.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut ishin shënuar probleme teknike me aparatet për leximin e shenjave të gishtërinjve që kishte ndikuar të krijoheshin radhë të gjata nëpër vendvotime.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pret që të mos përsëriten problemet e kësaj natyre dhe siç thanë, mes dy rretheve zgjedhore janë zhvilluar trajnime se si të përdoren këto aparate.

Në rrethin e dytë do të zgjidhen kryebashkiakët në 44 komuna dhe në qytetin e Shkupit. Të drejtë vote kanë mbi 1.3 milionë votues që do ta shprehin vullnetin e tyre në 2.481 vendvotime. Zgjedhjet do të monitorohen nga mbi 1.600 vëzhgues të vendit e të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat