Rriten infektimet Covid, mjekët: Vala e re ka nisur, masat s’duhen liruar

Maqedonia

Rriten infektimet Covid, mjekët: Vala e re ka nisur, masat s’duhen liruar

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 06:26
Ilustrim

Numri i të infektuarve me Covid 19 ditët e fundit është rritur ndjeshëm e kjo ka shtuar shqetësimet për mundësinë e një vale të re tashmë që moti është ftohur dhe njerëzit tubohen nëpër ambiene të mbyllura ku virusi transmetohet shumë lehtë, sidomos varianti “Delta”.

Shtuar edhe faktin se pjesa dërrmuese nuk i respektojnë masat dhe nuk janë të vaksinuar, frika nga një valë e re bëhet më e afërt.

Islami: Edhe të vaksinuarit përçojnë virusin, bëni kujdes

Mjeku Orhan Islami, thotë se masat duhet të shtrëngohen, sepe njerëzit nuk po vetëdijësohen se duhet pasur kujdes.

“Në këtë periudhe tani vjeshtë-dimër pritet një valë e re, e cila vecmë ka filluar. Në popullatën tonë niveli i imunizimit është tejet i ulët. Tani, periudha e ftohtë e kësaj stine ndikon në përhapjen e shpejtë të virusit sepse të gjitha grumbullimet, të gjitha takimet njerëzit i bëjnë në ambiente të mbyllura, sidomos varianti ‘Delta” përhapet shumë më shpejt në ambiente të mbyllura. Ne si mjek e shohim çdo ditë që flitet për lehtësim të masave dhe këtë nuk mund ta kuptoj sepse për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve nuk duhet të kemi lehtësim të masave, të njejtat duhet të qëndrojë ose të ashpërsohen” – tha mjeku familjar, Orhan Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat