Mbi 1 400 të burgosur votuan në 14 burgje

Maqedonia

Mbi 1 400 të burgosur votuan në 14 burgje

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 06:35
Votimi

Të drejtën e votës e ushtruan të burgosurit. Në burgun Idrizovës, e drejta demokratike iu takon 800 të burgosurve që janë nga 36 komuna të ndryshme, e që janë pjesë e procesit zgjedhor në këto zgjedhje vendore. Zyrtarët thonë se qendra e votimit u hap me kohë në orën 7 të mëngjesit, dhe votimi u zhvillua në një atmosferë të qetë.

 “Nuk po përballemi me asnjë problem apo vështirësi. Pra, në bazë të vendbanimit, të gjithë personat që janë këtu votojnë për kandidatët për kryetarë komune në komunat e tyre, sipas vendbanimit. “- deklaroi Kristina Çuleva- Kryetare e Komisionit zgjedhor komunal,, Gazi Babë.

Të burgosurit vinin në grupe nga dhjetë persona, njëri pas tjetrit, me maska ​​mbrojtëse dhe në distancë, ata që nuk kishin maska merrnin nga policia e burgut. Pasi u identifikuan, ata morën fletët e votimit, qëndruan pas paravanit, dhe në fund hodhën votën në kutinë e votimit.

 “Në raundin e dytë të zgjedhjeve vendore sot votojnë 1409 të burgosur, ose persona që vuajnë dënimin me burg, ose ndodhen në paraburgim në 14 burgje apo institucione korrektuese".

Votimi përfundoi në ora 19:00 në burgun e Idrizovës, ashtu si dhe në 13 burgjet e tjera në mbarë vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat