E papritur: Dorëhiqet Zoran Zaev

Maqedonia

E papritur: Dorëhiqet Zoran Zaev

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 07:09
Kryetari i Lidhjes Socialiste Demokrate të Maqedonisë dhe kryeministri i vendit, Zoran Zaev, në daljen e parë pas këtyre zgjedhje, ku vet ai i vlerësoi si një humbje të madhe, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme si kryeministër i vendit dhe si kryetar i partisë.

(E plotësuar 23:51) - Këto janë rezultatet përfundimtare në 21 komunat në zgjedhjet lokale në Maqedoni

Në 21 komuna nga gjithsej 44 janë numëruar votat në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Sipas KSHZ-së, në Haraçinë ka fituar BDI me 50.75% të votave, kundrejt Milikije Halimit nga LSDM e cila fitoi 47.82% të votave.

Në Bogovinë ka fituar Besnik Emshi nga BDI i cili fitoi 62.29% të votave, ndërsa kundërkandidati i tij i ASH-AA, Albin Xhemaili ka fituar 36.36% të votave.

Në Vasilevë Slave Andonov nga OBRM-PDUKM ka 49.22 të votave, ndërsa Marjan Janev nga LSDM ka 48.84% të votave.

Në Vevçani OBRM-PDUKM ka 50.41% të votave, ndërsa Sasho Jankoski nga LSDM fitoi 46.88% të votave.

Në Gjevgjeli Andon Saramandov nga OBRM-PDUKM ka 56.88% të votave, ndërsa Sashko Pockov nga LSDM ka 38.67 të vitave.

Në Debarcë, Zoran Nogaçeski nga OBRM-PDUK ka 52.81% të votave, ndërsa Igor Krcoski nga LSDM ka 44.74% të votave.

Në Demir Kapi LSDM ka 49.93% të votave, ndërsa Andon Donev nga OBRM-PDUKM ka 48.47 të votave.

Në Demir Hisar OBRM-PDUKM me Nikolla Najdovski ka 49.75% të votave, ndërsa Stevçe Mitreski nga LSDM ka 46.76%.

Në Zelenikovë, Kosta Manevski nga OBRM-PDUKM ka 51.64% të votave, ndërsa Borçe Gievski nga LSDM ka 46.26% të votave.

Në Konçe, Zllatko Ristov nga OBRM-PDUKM ka 49.93% të votave, ndërsa Bllagoj Iliev nga LSDM ka 48.89% të votave.

Në Kratovë OBRM-PDUKM ka fituar 59.92% të votave kundrejt Bllatko Bojkovski nga LSDm me 36.34%.

Në Lozovë, Boshko Cvetkovski nga OBRM-PDUKM ka 49.94% të votave, ndërsa Aco Vellkovski nga LSDM ka 47.45%.

Në Novo Sello, Gjorge Bozhinov OBRM-PDUKM me Gjorgje Bozhinov nga 51.05% të votave, kundrejt Zvonko Angellov nga LSDM me 47.06% të votave.

Në Pehçevë, Aleksandar Kitanski nga OBRM-PDUKM ka 51.20% të votave, ndërsa Sllavço Pandurski nga LSDM ka 45.98% të votave.

Në Rakonvecë, OBRM-PDUKM ka 51.54% me Borçe Spasovskin, ndërsa LSDM me Daniell Krstevskin nga LSDM ka 46.45% të votave.

Në Rosoman, Stojan Nikollov nga LSDM ka 53.65% të votave, ndërsa Tihomir Nikollov nga OBRM-PDUKM ka 44.31% të votave.

Në Staro Nagoriçane, Zhaklina Jovanvoska nga LSDM ka 55.49% të votave, ndërsa Vlaste Dimkoviq nga TMRO 44.98% të votave.

Në Studeniçan, Azem Sadiku nga PDSH ka fituar 49.73% të votave, ndërsa Ejup Abazi nga BDI 49.02% të votave.

Në Tearc, Nuhi Neziri nga BDI fitoi 55.86% të votave para Nazim taiti nga ASH me 42.39%.

Në Çashkë, LSDM me Goran Stojanovskin fitoi me 56.07% të votave, ndërsa Suat Shaqirov nga BDi ka 41.78%.

Në Çuçer Sandevë Sashko Komenkoviq nga LSDM ka 50.73%, ndërsa Jovan Pejkovski si i pavarur ka 46.78%.

***

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dha dorëheqjen të dielën pasi partia e tij humbi në raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin komunal. Ai shpalli edhe dorëheqjen nga posti i kryetarit të Lidhjes Social Demokrate.

"Unë marr përgjegjësinë për këto zhvillime dhe jap dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të partisë," tha zoti Zaev, socialdemokratët e të cilit drejtojnë koalicionin qeverisës.

Partia e tij pësoi humbje në komunat e Shkupit, Kumanovës, Manastirit, Ohrit dhe në një sërë komunash të tjera përballë VMRO-DPMNE-së në opozitë. Zoti Zaev uroi kundërshtarët politik për fitoren në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Mbetem me besimin e vjetër se nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Do të qëndroj për një periudhë sa të jetë e nevojshme, për të organizuar qeverinë e re me një shumicë përparimtare që ka e që mund edhe të zgjerohet”, u shpreh zoti Zaev.

Ai tha se është krenar me arritjet e vendit, siç është anëtarësimi në NATO dhe regjistrimin e popullsisë që u mbajt para pak javësh. Ai u shpreh i dëshpëruar nga ana tjetër, për faktin se siç tha, “shumica zgjodhi ata të cilët vetëm para katër vitesh u futën në parlament për të vrarë njerëz. U barazuan viktimat me dhunuesit. Unë solla lirinë dhe demokracinë, ndërsa demokracia nënkupton përgjegjësinë”, u shpreh zoti Zaev.

VMRO-DPMNE, kërkoi menjëherë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

***

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, njëherësh kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të partisë.

Ai këtë e bëri në një konferencë për media në Shkup, ku ka uruar kundërshtarët politikë për fitoren në zgjedhjet komunale.

Partia e Zaev nuk shënoi rezultate të mira në raundin e dytë të zgjedhjeve komunale në Maqedoninë Veriore.

***

Numërohen votat në 90% të komunave

Votat në 90% të komunave në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet lokale të mbajtura sot janë numëruar.

Në shumicën e komunave përfshirë edhe kryeqytetin Shkupin ka fituar opozita dhe ka humbur Zoran Zaev.

Ka humbur shumica pavarësisht se janë zgjedhje lokale.

Pas këtij rezultati Maqedonia e Veriut mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Lidhja Besa” fiton zgjedhjet në Tetovë me shumicë shqiptarësh, ndërsa kryetarja Teuta Arifi ka pranuar humbjen.

***

​Ridvan Ibraimi i BDI-së fiton Haraqinën

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore ka përfunduar numërimin e votave për raundin e dytë për zgjedhjet komunale në Haraqinë.

Në garën e balotazhit ishin Ridvan Ibraimi nga BDI-ja e Ali AHmetit.

I cili ka marrë 50.54 për qind të votave.

Milkije Halimi nga LSDM-ja e Zoran Zaevit ka marrë 47.99 për qind të votave.

***

​Zgjedhjet në Maqedoninë Veriore, garë e ngushtë në Vrapçishte

Dy kandidatët shqiptarë Nebi Rexhepi nga BDI dhe Isen Shabani nga Aleanca për Shqiptarët po zhvillojnë garë të ashpër për kreun e komunës së Vrapçishtes.

KSHZ ka numëruar deri më tash 84.62 për qind të votave ose 33 nga 39 vendvotime.

Dhe kandidati i BDI-së prin me 49.39 për qind ose 4056 vota.

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët ndërkaq ka marrë 48.98 për qind ose 4023 vota në raundin e dytë për kryetar.

***

Partia opozitare, VMRO-DPMNE-ja shpalli fitoren në shumicën e komunave në balotazhin për zgjedhjet lokale që u mbajt të dielën (31 tetor) në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave nga shtabi i kësaj partie, Shkupi është fituar nga kandidatja e pavarur, Danella Arsovska, që kishte mbështetjen e VMRO DPMNE-së dhe të opozitës shqiptare.

VMRO DPMNE: Populli vendosi për një të ardhme të re

“Pjesëmarrja masive ishte përgjigja ndaj fushatës së zezë të qeverisë ditën e diel. Një ditë e trishtë për qeverinë jodemokratike të (kryeministrit, Zoran) Zaev, një ditë e fortë për vullnetin e popullit që vendosi për ndryshim dhe një të ardhme të re. Qeveria e Zoran Zaevit e tregoi fytyrën e saj jodemokratike në dritë të plotë. Nga njëra anë pushteti është në panik, në anën tjetër populli dhe vullneti i tij i lirë”, tha Marija Miteva nga VMRO-DPMNE-ja.

Kjo parti ka shpallur fitore edhe në 15 komuna tjera.

LSDM: Qytetarët votuan lirshëm

Lidhja Social-Demokrate (LSDM) nuk e ka komentuar ende rezultatin zgjedhor, por në paraqitjen e parë më tepër ka komentuar procesin zgjedhor.

“Përpjekjet e VMRO-DPMNE-së për t'i kompromentuar zgjedhjet me taktikat e tyre të regjimit dështuan”, tha në një konferencë për media zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

Përpjekjet e VMRO-DPMNE-së për të kompromentuar zgjedhjet me taktikat e tyre të regjimit dështuan. I tillë ishte rasti me Gjorçe Petrov, Koçan dhe Makedonska Kamenica. Aty VMRO-DPMNE me taktikat e saj të regjimit tentoi të ndikojë në vullnetin e votuesve. Por, qytetarët votuan lirshëm dhe vullneti i tyre zgjedhor nuk u vu në dyshim”, tha Kuzevska.

BDI-ja shpalli fitoren në shtatë komuna

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) balotazhin për zgjedhjet lokale e ka vlerësuar si demokratik ndërsa publikoi fitoren e partisë së tij në shtatë komuna.

Zgjedhjet janë zhvilluar sipas të gjitha standardeve demokratike. Ishte një proces me rëndësi për të ardhmen e komunave. BDI ka fituar Strugën, Kërçovën, Dollnenit, Çairit, Bogovinës, Tearcës dhe në Haraçinë”, ka deklaruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Lëvizja BESA shpalli fitoren në Tetovë dhe Zhelinë

Lëvizja Besa ka shpallur fitoren në Tetovë, ku sipas Arjanit Hoxhës nga kjo parti, kryetar i ri i komunës do të jetë Bilall Kasami, i cili sipas tij ka fituar bindshëm kandidaten e BDI-së, Teuta Arifi.

Lodhja e tetovarëve nga qeverisja katastrofale tetëvjeçare e BDI-së, ka bërë që fitorja jonë dhe oferta për një Tetovë ndryshe të jetë arsyeja e fitores tonë”, ka deklaruar Arjanit Hoxha nga Lëvizja BESA.

Kjo parti ka fituar edhe në komunën e Zhelinës, një komunë rurale kjo në rajonin e Tetovës.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ende nuk ka shpallur rezultatet pasi në disa komuna ende procesi ivotimit nuk ka përfunduar për shkak të vonesave teknike që pati zgjatë ditës.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski tha se deri në orën 18.30 në votime kanë dalë 48.48 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Vlerësoj se të dielën kishim proces zgjedhor demokratik, të qetë dhe disa probleme të vogla të izoluara që nuk ndikuan në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Pra, zgjedhjet konsideroj se ishin të suksesshme”, ka deklaruar kryetari i KSHZ-së, Alekandar Dashtevski./REL

***

Në orën 19:00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet, në të cilët qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë mundur të votojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Pas mbylljes së vendvotimeve, do të mund të votojnë vetëm personat të cilët kanë qenë brenda objekteve, ku është votuar.

Siç informoi kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski, votimi do të vazhdojë në disa vendvotime, pasi ka pasur ndërprerje për më shumë se një orë.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, dalja deri në ora 18:30 ka qenë 48.88 përqind.

KSHZ Maqedoni: Dalja deri në ora 18:30 ka qenë mbi 48 përqind

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Aleksandar Dashtevski, në konferencë për shtyp ka informuar për procesin zgjedhor deri në ora 18:30.

Ai tha se dalja deri në këtë orë ka qenë 48.88 përqind.

Dashtevski gjithashtu tha se procesi zgjedhor ka qenë i suksesshëm, me parregullsi të izoluara.

Dashtevski tha se pas marrjes së rezultateve të para, të njëjtat do t’i publikojnë për opinionin.

Deri në ora 15 kanë votuar 34.22% e votuesve

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski në konferencë për shtyp tha se deri në ora 15:00 kanë votuar gjithsej 34.31 për qind.

Mbetet trendi i njejtë i daljes së vazhdueshme të qytetarëve dhe se kemi process të qetë dhe të rregullt zgjedhor”, theksoi Dashtevski.

***

Dalja më e madhe është në Vevçani ku kanë votuar 66 % të votuesve. Ndërsa, dalja më e ulët është në komunën e Sarajit, edhe ate 16.38%. Dashtevski i bëri thirrje qytetarëve që të dalin në votime dhe zgjedhjet të kalojnë në mënyrë të rregullt dhe pa probleme.

Ali Ahmeti: Zgjedhjet e lira janë pasqyra e nivelit të demokracisë së vendit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka votuar sot në vendlindjen e tij në fshatin Zajas të Kërçovës.

Pas votimit, Ahmeti ka dhënë mesazh për qytetarët që të dalin të votojnë sepse është një e ardhme përpara dhe njëkohësisht të ndihmojmë vlerat në ndërtimin e shtetit.

“Që nga mëngjesi jam në kontakt me të gjitha zonat dhe rrethet. Procesi shkon shumë mirë, nga të gjitha prononcimet që i kam parë dhe dëgjuar dhe uroj që deri në fund kështu për së mbari si ka nis edhe për së mbari të mbyllen qendrat e votimit. Kjo është kulturë, është eshtë festë familjare dhe shteteërore ku demonstrohen vlera të mirëfillta demokratike. Jemi shtet në prag të fillimit të negocimit me BE-në dhe ky proces zgjedhor sigurisht që ndihmon në vlerat që ndërtojme si shtet.

Pas përmbylljes së procesit uroj që të gjitha palët me urtësinë dhe arsyen e fortë të pranojnë rezultatet dhe pastaj të rrekemi punës në përmbushjen e detyrave tona si në dretjim të përmbushjes së detyrimeve që kemi ndaj proceseve europiane poashtu edhe ndaj standardit jetësor të njerëzve. Të kemi më shumë kontribues dhe dialog e kompromis mes palëve sepse është në pyetje një proces i rëndësishëm, kështu që unë do jem njëri nga kontribuesit që do të apeloj të arrihet sepse kjo e arritur është në dobi të të gjithëvë”, ka theksuar kështu kryetari i BDI-së Ahmeti.

Image
Ali Ahmeti

Ndryshe sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut mbahet rrethi i dytë zgjedhor i Zgjedhjeve lokale, ku BDI-ja garon në 14 komuna.

Në vendvotimin 5043 në Dibër jehona e daljes është 34.7 për qind.

Në vendvotimin 0543 në Dibër, ku sot përsëritet votimi për kryetar komune dhe këshilltarë, deri në orën 13:00 është regjistruar pjesëmarrje më e madhe në krahasim me rrethin e parë.

Nga 777 shtetas të regjistruar në listën e vetme zgjedhore, deri në orën 13:00 e kanë ushtruar të drejtën e votës 270 qytetarë ose 34.7 për qind. Krahasuar me raundin e parë, pjesëmarrja është më e lartë me 16.7 për qind

Më pas deri në orën 13.00 kanë votuar 140 qytetarë ose 18 për qind, sa ka qenë dalja sot deri në orën 11:00, tha Jovanka Josifovska, nënkryetare e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.

Kryetari i komisionit Rilind Hasa së bashku me nënkryetaren Jovanka Josifovska dhe anëtarët e komisionit Afet Avmedoski dhe Ilmija Iseni kanë vizituar këtë vendvotim për të përcjellë nga afër procesin zgjedhor. Sipas tyre, procesi zgjedhor po ecën pa probleme, me rritje të vazhdueshme të pjesëmarrjes.

Në raundin e parë të votimit në këtë qendër votimi kanë ushtruar të drejtën e votës 484 persona.

Kaq qytetarë votuan deri në ora 13

Në Maqedoninë e Veriut raundi i dytë i votimeve për zgjedhjen e 44 kryetarëve të komunave po zhvillohet në atmosferë të qetë dhe probleme, bazuar në të dhënat e Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Aleksandar Dashtevski tha se deri në orën 13:00 në votime kanë dalë 24.87 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Pjesëmarrja me e lartë në votime është në komunën e Vevçanit në Strugë, 52.46 për qind ndërsa më e ulët në Saraj të Shkupit, 10.46 për qind.

Mërgimtari ka ardhur të votojë në vendlindje

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot u janë drejtuar qendrave të votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Procesi i votimit në qytetin e Kërçovës, po zhvillohet qetë dhe pa pengesa.

Një mërgimtar që kishte ardhur nga Zvicra për të votuar në vendlindje.

Ai nga këto zgjedhje pret që të punohet më shumë, sepse siç thotë rinia kërçovare po ja msynë rrugës së gurbetit.

****

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Toni Angellovski, tha se deri më tani janë regjistruar dy raste të parregullta të procesit të votimit, duke shtuar se procesi i votimit zhvillohet pa pengesa.

Ndryshe, në njërin nga vendvotimet në shkollën fillorë “Liria” në Çair, votimi ka filluar një orë me vonesë. Shkak për këtë ka qenë parregullsia teknike e aparatit biometrik për identifikimin e votuesve.

Në këtë këtë shkollë ka 3 vendvotime me rreth 2500 votues.

Megjithatë në vendvotimet tjera procesi po zhvillohet pa problem dhe është hasur një interes i qytetarëve për të votuar.

 

 Dalja në votime mbi 14 për qind

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, sipas Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, po zhvillohet në atmosferë të qetë dhe pa incidente por me disa probleme teknike në disa vendvotimet që kryesisht kanë të bëjnë me votimin që po zhvillohet me sistemin e ri biometrik - identifikimin e votuesve përmes gjurmëve të gishtave, i njohur si “fingerprint”.

“Arsyet ku ka pasur ndërprerje kanë të bëjnë me mungesën e sinjalin për aktivizimin e aparati biometrik. Në disa vendvotime kishte ndërprerje më shumë se një orë ndërsa votimi ka vazhduar me metodën e vjetër deri në vënien në përdorim të aparateve biometrik”, ka deklaruar kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Aleksandar Dashtevski.

Dashtevski tha se deri në orën 11:00 në votime kanë dalë 14.18 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Pjesëmarrja me e lartë në votime është në komunat Rankovce (38.2%) ndërsa më e ulët në Saraj të Shkupit 5.19 për qind.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të dielën (31 tetor) u janë drejtuar qendrave të votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Për dallim nga raundi i parë më 17 tetor, tani janë regjistruar shumë më pak probleme me votimin që po zhvillohet me sistemin e ri biometrik.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, të drejtë vote në balotazh kanë 1.353, 990 qytetarë, të cilët këtë të drejtë mund ta realizojnë në 2,481 vendvotime.

Në raundin e dytë do të votohet në 44 komuna nga gjithsej 80 sa ka Maqedonia e Veriut, si dhe për kryetarin e Shkupit, që është njësi e veçantë e pushtetit lokal.

LSDM-ja garon në 30 komuna, VMRO DPMNE-ja në 25, BDI-ja në 13, Aleanca për Shqiptarët në 7, Lëvizja Besa në dy dhe në një komunë, kandidati i Partisë Demokratike Shqiptare.

Në rundin e parë, më 17 tetor janë zgjedhur 34 kryetarë të komunave, si dhe asambletë komunale të të gjitha 80 komunave.

Më së shumti komuna ka fituar opozita maqedonase që drejtohet nga VMRO DPMNE-ja, gjithsej 22. Lidhja Social-Semokrate (LSDM) e kryeministrit Zoran Zaev ka fituar në nëntë komuna, ndërsa në tri komuna Bashkimi Demokratik për Integrim.

Në Çair votimi ka filluar një orë me vonesë

Në njërin nga vendvotimet në shkollën fillorë “Liria” në Çair, votimi ka filluar një orë me vonesë. Shkak për këtë ka qenë parregullsia teknike e aparatit biometrik për identifikimin e votuesve. Në këtë këtë shkollë ka 3 vendvotime me rreth 2500 votues. Megjithatë në vendvotimet tjera procesi po zhvillohet pa problem dhe është hasur një interes i qytetarëve për të votuar.

“Vendvotimi 2892 është hapur me një orë e 10 minuta vonesë për shkakun se fingerprinti nuk ka qenë diçka në rregull. Probleme nuk ka. Gjithçka është në rregull deri tash”, tha Artan Jashari – anëtar i KKZ.

“Në ora 7 kemi filluar me rregull. Kemi këtu 3 vendvotime 2890 2891 2892. Kemi pasur problem në vendvotimin 2892 shkaku se nuk e kishin sjell kartelën e aparatit dhe filloi pak me vonesë. Votimi është në rregull, nuk ka problem. Besoj se do të dalin më shumë qytetarët. Nuk kemi problem me aparatin për identifikim biometrik, tani më mirë funksionon”, shtoi kryetari i KKZ, Enver Shabani.

***

Talat Xhaferi voton për raundin e dytë të zgjedhjeve

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot u janë drejtuar qendrave të votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka hedhur votën e tij, duke përcjell edhe mesazh për realizim të suksesshëm të këtij procesi zgjedhor.

Image
Talat Xhaferi

“Duke votuar kontribuojmë për një të nesërme më të mirë për ne, për familjen tonë, për komunën, shtetin, rajonin, botën.

Sot e shfrytëzova të drejtën time qytetare dhe ju urova të gjithë qytetarëve për realizimin e suksesshëm të procesit zgjedhor”, ka thënë Xhaferi.

***

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Dashtevski në konferencën e sotme të parë për zhvillimin e procesit zgjedhor për zgjedhjet lokale njofton se të gjitha vendvotimet janë hapur dhe se po vazhdon votimi.

Nga atje njoftojnë se dalja deri në orën 09:00 është 5.25 përqind. Nga numrat që disponojnë kanë votuar 56.700 votues.

Dalje e lartë deri në orën 09:00 ka në Rankovcë 15.23 përqind, Konçe 14.28 përqind, Pehçevë 13.73, Zelenikovë 11.74 dhe Kratovë 11.02 përqind.

Dashtevski tha se kishte probleme të vogla teknike në disa vendvotime anembanë vendit.

**

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, ka bërë të ditur se në orën 07.00 janë hapur të gjitha vendvotimet për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Zëdhënësja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) Ljupka Guguçevska tha se të dhënat e para nga qendrat e votimit tregojnë për votimi po zhvillohet normalisht, me disa probleme të vogla teknike, por jo sikur ato në raundin e parë, që kishin të bëjnë kryesisht me probleme me votimin biometrik

“Ka disa qendra votimi ku ka probleme të vogla teknike, por ato po kapërcehen. Votimi ka nisur me sukses në shumicën e qendrave të votimit. Shumica e problemeve janë me pajisjet e gjurmëve të gishtërinjve. Nga ajo që kemi deri më tani si informacion, në disa vendvotimet aparatet biometrike nuk kanë mundur të aktivizohen, por ekipet e specialistëve po ndihmojnë në kapërcimin e problemeve”, ka thënë Guguçevska.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të dielën (31 tetor) u janë drejtuar qendrave të votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, të drejtë vote në balotazh kanë 1.353, 990 qytetarë, të cilët këtë të drejtë mund ta realizojnë në 2,481 vendvotime.

Në raundin e dytë do të votohet në 44 komuna nga gjithsej 80 sa ka Maqedonia e Veriut, si dhe për kryetarin e Shkupit, që është njësi e veçantë e pushtetit lokal.

LSDM-ja garon në 30 komuna, VMRO DPMNE-ja në 25, BDI-ja në 13, Aleanca për Shqiptarët në 7, Lëvizja Besa në dy dhe në një komunë, kandidati i Partisë Demokratike Shqiptare.

Në rundin e parë, më 17 tetor janë zgjedhur 34 kryetarë të komunave, si dhe asambletë komunale të të gjitha 80 komunave.

Më së shumti komuna ka fituar opozita maqedonase që drejtohet nga VMRO DPMNE-ja, gjithsej 22. Lidhja Social-Semokrate (LSDM) e kryeministrit Zoran Zaev ka fituar në nëntë komuna, ndërsa në tri komuna Bashkimi Demokratik për Integrim.

**

 Ndryshe nga rrethi i parë i zgjedhjeve lokale, sot nuk janë evidentuar pengesa në identifikimin e votuesve me shenja gishtash.

Identifikimi i votuesve është duke vijuar pa probleme dhe se procesi kryesisht në Kërçovë, Tetovë, Kumanovë dhe në Shkup nuk ka shënuar pengesa apo vonesa.

Identifikimi i votuesve nëpërmjet shenjave të gishtave po ndodh për të parën herë në Maqedoninë e Veriut..

Heshtja zgjedhore do të zgjasë deri në ora 19

Heshtja zgjedhore që filloi më 30 tetor në ora 00:00, zgjat deri në mbylljen e vendvotimeve sonte në ora 19:00.

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele kumtoi se gjatë heshtjes mediat vazhdojnë të raportojnë për procesin zgjedhor, por ndërpriten të gjitha format e përfaqësimit mediatik zgjedhor të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.

Sipas Kodit zgjedhor, shkelje e heshtjes zgjedhore konsiderohet transmetimi i çdo informacioni, fotografie, materiali audio dhe audiovizuel që lidhet ose në të cilin marrin pjesë pjesëmarrësit në zgjedhje, çdo formë e raportimit mediatik që është i hapur ose i fshehur në funksion të fushatës së dikujt dhe mund të ndikojnë në vendimin e votuesve, të dhëna që zbulojnë identitetin e subjekteve politike dhe/ose individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi në ditën e zgjedhjeve, si dhe deklaratat e kandidatëve në procesin zgjedhor, përfaqësuesve të partive politike dhe bartësve të funksioneve në organet e pushtetit.

Policia e siguron vendvotimin pa ndërprerë deri në përfundimin e zgjedhjeve

Në zgjedhjet lokale sot, policia do të sigurojë vendvotime pa ndërprerë.

Policia e siguron këshillin zgjedhor deri në transferimin e procesverbalit dhe materialit zgjedhor tek Komisioni Komunal Zgjedhor, përkatësisht Komisioni zgjedhor i Qytetit të Shkupit.

Këshilli zgjedhor do të kujdeset për mbajtjen e rendit dhe qetësisë në qendrën e votimit dhe mund ta largojë çdo person i cili e prish rendin dhe qetësinë në qendrën e votimit. Anëtarët e këshillit mund të kërkojnë ndihmë nga policia për vendosjen e rendit në qendrën e votimit.

Kryetari ose zëvendëskryetari i këshillit zgjedhor mund të thërrasë policinë në vendvotim nëse është e nevojshme. Në ndërtesën dhe dhomën ku zhvillohet votimi dhe në afërsi të tij, bordi zgjedhor në bashkëpunim me policinë është i detyruar të heqë materialet propagandistike.

Policia në kërkesë të kryetarit ose zëvendëskryetarit të këshillit zgjedhor, është e detyruar të largojë personat e paautorizuar të pranishëm në ndërtesë dhe dhomën e votimit, si dhe personat e paautorizuar të pranishëm në ndërtesën ku zhvillohet votimi në distancë prej 100 metrave.

Këshilli zgjedhor mund ta ndërpresë votimin, nëse në vendvotim prishet rendi, derisa të rregullohet. Votimi gjithashtu mund të ndërpritet në rast të kushteve jo të volitshme të motit ose rrethanave emergjente. Këshilli zgjedhor do të përfundojë votimin nëse policia nuk siguron qasjen në qendrën e votimit, dhe ka pasur nevojë për këtë, ose nëse ajo është thirrur dhe nuk i është përgjigjur thirrjes. Nëse votimi ndërpritet për më shumë se një orë, votimi do të vazhdojë për aq kohë sa zgjati ndërprerja, por jo më shumë se tre orë. Arsyet e ndërprerjes së votimit dhe koha për të cilën është ndërprerë votimi shënohen në procesverbalin e Këshillit zgjedhor.

Në këto zgjedhje policia vazhdimisht do ta sigurojë edhe materialin e besueshëm zgjedhor.

Hapen vendvotimet në Maqedoninë e Veriut

Në ora 07:00 ka filluar procesi i votimit për rrethin e dytë të zgjedhjeve të shtata lokale në Maqedoninë e Veriut.

Votohet në gjithsej 44 komuna. Të drejtë vote kanë 1.353.990 qytetarë të 2481 vendvotimeve. Përsëritje të votimit ka në dy vendvotime. Në 0543 në Dibër dhe në 2957/1 në Shuto Orizare, pasi Gjykata Administrative e ka shkatërruar votimin në këto dy vendvotime në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Sot nuk votohet në Mavrovë dhe Rostushë dhe në Qendër Zhipë sepse nuk kanë përmbushur kushtet për përmbushjen e censusit që për votim në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale të dalin 1/3 e votuesve të regjistruar në listën zgjedhore.

Për këto dy komuna do të duhet të shpallen zgjedhje të reja. Fillimisht KShZ duhet të njoftojë Qeverinë që më pas ajo të kërkojë nga Kuvendi shpalljen e sërishme të zgjedhjeve lokale në këto dy komuna. Këshilltarët komunalë janë zgjedhur pasi për ata nuk është i nevojshëm censusi.

Për herë të parë votuesit identifikohen nëpërmjet shenjave të gishtave. Në momentin që votuesit vendosin gishtin në aparatin për identifikim, ai tregon të dhënat personale të votuesit nga lista zgjedhore në vendvotimin e caktuar

Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në 44 komuna dhe Qytetin e Shkupit.

Të drejtën e votës e kanë  1.353.990 votues që do të votojnë në 2481 vendvotime.

Votuesit kësaj radhe zgjedhin midis dy kandidatëve që fituan më shumë vota në raundin e parë.

Nga KSHZ presim që të mos përsëristen problemet me aparatet e identifikimit elektronik “fingerprint”, që u regjistruan gjatë raundit të parë.

Sot do të ketë përsëritje të votimeve të raundit të parë në një vendvotim në Dibër dhe një në Shuto Orizarë të  Shkupit. Ndërsa në dy komuna fare nuk do ketë votime sepse nuk ishte arritur cenzusi i daljes në raundin e parë ( së paku një e treta e votuesve), andaj duhet që kryetari i Kuvendit të shpallë zgjedhje të reja.

Në raundin e parë u zgjodhën kryetarët e 34 komunave. Në raundin e parë VMRO-DPMNE-ja fitoi postet e kryetarëve në 22 komuna, Lidhja Social Demokrate në 9 dhe Bashkimi Demokratik për Integrim në 3 komuna. Maqedonia e Veriut ka 81 komuna.

Raundi i dytë sot do të monitorohet nga 1598 vëzhgues, prej të cilëve 368 janë të huaj, ndësa janë akredituar vetëm 10 gazetarë të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat