Heshtja zgjedhore do të zgjasë deri në ora 19

Maqedonia

Heshtja zgjedhore do të zgjasë deri në ora 19

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 09:13
Ilustrim

Sot po votohet në Maqedoninë e veriut.

Heshtja zgjedhore që filloi më 30 tetor në ora 00:00, zgjat deri në mbylljen e vendvotimeve sonte në ora 19:00.

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele kumtoi se gjatë heshtjes mediat vazhdojnë të raportojnë për procesin zgjedhor, por ndërpriten të gjitha format e përfaqësimit mediatik zgjedhor të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.

Sipas Kodit zgjedhor, shkelje e heshtjes zgjedhore konsiderohet transmetimi i çdo informacioni, fotografie, materiali audio dhe audiovizuel që lidhet ose në të cilin marrin pjesë pjesëmarrësit në zgjedhje, çdo formë e raportimit mediatik që është i hapur ose i fshehur në funksion të fushatës së dikujt dhe mund të ndikojnë në vendimin e votuesve, të dhëna që zbulojnë identitetin e subjekteve politike dhe/ose individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi në ditën e zgjedhjeve, si dhe deklaratat e kandidatëve në procesin zgjedhor, përfaqësuesve të partive politike dhe bartësve të funksioneve në organet e pushtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat