​Zgjedhjet lokale në Maqedoninë Veriore, 42.85 për qind dalja deri në 17:00

Maqedonia

​Zgjedhjet lokale në Maqedoninë Veriore, 42.85 për qind dalja deri në 17:00

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 18:03
Ilustrim

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në daljen e tyre të katërt për ditën e sotme, kanë informuar për jehonën e votuesve deri në orën 17:00.

Sipas tyre ritmi i votuesve ka qenë më i lartë krahasuar me orët e paradites dhe dalja deri në orën 17:00 në rang vendi është 42.85 për qind.

Komunat me dalje më të madhe është Vevçani me 75 për qind, e ndjekur nga Konçja me 73.98, Rankovci 69 për qind. Ndërsa në Dibër, ku po votohet vetëm në një vendvotim është 64.35 për qind.

Jehona më e ulët është komuna e Sarajit me 23 për qind, komuna e Shuto Orizarit 28 për qind, Bogovina 30 për qind etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat