​Arben Taravari shpall fitoren në Gostivar

Maqedonia

​Arben Taravari shpall fitoren në Gostivar

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 21:31
​Arben Taravari shpall fitoren në Gostivar

Kryetari aktual i Gostivarit, Arben Taravari, i cili kandidoi edhe për një mandat, shpalli fitoren pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Shqiptarë, maqedonas, turq, romë, të gjithë njëzëri vendosët në Gostivar të mposhtni brutalisht BDI-në dhe LSDM-në me një diferencë prej mbi pesë mijë votash. Unë kam marrë rreth 18 mijë vota, kurse BDI 12 mijë.

Nëse raundin e parë e fituam me dy mijë e gjysmë vota, tani kemi fituar me mbi pesë mijë vota”, tha Taravari nga Aleanca për Shqiptarët në selinë zgjedhore.

Ai ka shprehur shpresën se nesër do të fillojnë negociatat për qeverinë e re./AlsatM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat