Arjanit Hoxha dhuron çiftelinë për Menduh Thaçin

Maqedonia

Arjanit Hoxha dhuron çiftelinë për Menduh Thaçin

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 23:34
Arjanit Hoxha

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha në fjalimin e tij kishte një përshëndetje të veçantë për kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi.

Ai po ashtu falënderoi Aleancën për Shqiptarët dhe partitë politike maqedonase si dhe votuesit e PDSH-së, të cilët nuk iu bindën liderit të tyre që ta votojnë Teuta Arifin.

Ky urim erdhi pasi kreu i PDSH-së ditë më parë deklaroi se në ditën e zgjedhjeve, Bilall Kasami do të shkojë në shtëpi e Arjanit Hoxha do t’i bjerë çiftelisë.

Duke e shfrytëzuar fitoren e Lëvizjes Besa në Tetovë, Hoxha tha se çiftelinë do t’ia dërgojnë Menduh Thaçit te selia e PDSH-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat