Bejta: Uroj që qytetarët e Gostivarit të mos pësojnë nga qeverisja e OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

Bejta: Uroj që qytetarët e Gostivarit të mos pësojnë nga qeverisja e OBRM-PDUKM-së

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 00:06
Nevzat Bejta

Kandidati nga radhët e BDI-së, Nevzat Bejta pas disfatës është prononcuar në “Facebook” duke falënderuar qytetarët për besimin ndaj tij si në rrethin e parë ashtu edhe në rreth të dytë.

“Uroj nga zemra dhe shpirti që qytetarët e Gostivarit të mos pësojnë nga qeverisja e VMRO-DPMNE në katër vitet e ardhëshme”, (sic), shkruan Bejta.

Ai shton se për ata më i rëndësishëm është qyteti se sa karriera politike.

“Për ne, kujdesi për Gostivarin tonë nuk do të ndalon kurrë. Ju faleminderit edhe njëherë”, shkruan Bejta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat