Visar Ganiu: Urime Çairi im, fitoren e kemi të përbashkët

Maqedonia

Visar Ganiu: Urime Çairi im, fitoren e kemi të përbashkët

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 06:47
Visar Ganiu

Kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim, Visar Ganiu pas fitores në facebok profilin e tij, ka falemnderuar votuesit për besimin e dhënë ndaj tij.

“Qytetarë të Çairit, urime fitorja e thellë që e arritëm bashkarisht sonte.
Fitorja ka vetëm një emër e ai emër është demokracia.
Ju ftoj së bashku të jemi partner dhe të udhëheqim Çairin, ashtu siç e kemi udhëhequr deri tani, sepse Çairi është krenaria jonë e përbashkët.

Kjo fitore e jona ka një burim nga i cili erdhi e gjith fuqia e ai është Ali Ahmeti, bashkë me aktivistët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Degën e BDI-Çair me në krye Izet Mexhitin, Forumin e Gruas të BDI-së Çair, Forumin Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të gjitha këshillat vendorë, për të cilët kamë një falënderim dhe përulje të pafund. FALEMINDERIT NGA 

Vazhdojmë me forca të reja, energji plot dhe bashkë me Ju edhe për katër vite tjera me plot punë, projekte e të mira për Çairin tonë.

Ngelem kryetarë i të gjithë qytetarëve, kurse ju ngeleni forca e fitores time dhe angazhimit tim për të ardhmen!”
, ka shkruar, Ganiu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat