Janushev: Karriera politike e Zaevit po përfundon

Maqedonia

Janushev: Karriera politike e Zaevit po përfundon

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 21:45
Igor Janushev

Igor Janushev në intervistën e tij për TV24 tha se përfundon karriera politike e kreut të LSDM-së, Zoran Zaev,

“Karriera politike e Zaevit në një farë mënyre po përfundon. Nuk dihet nëse me dorëheqjet që i paralajmëroi vetëm se do ta shtyjë procesin”, tha Janueshev.

Sipas tij, më e rëndësishmja nuk është dorëheqja e Zaevit, por çfarë do t’i ndodhë zaevizmit.

“Madje edhe në atë kohën e “regjimit dhe të errët” të OBRM-PDUKM-së ishim në vende më të mira në luftën kundër korrupsionit. Lufta kryesore është ndryshimi i kësaj qeverie. Lufta e OBRM-PDUKM-së nuk është kundër Zaevit, por luftë e popullit kundër zaevizmit”, tha Janushev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat