KSHZ: Sonte përfundon afati për dorëzimin e ankesave nga partitë politike për procesin e votimit

Maqedonia

KSHZ: Sonte përfundon afati për dorëzimin e ankesave nga partitë politike për procesin e votimit

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 16:12
Ilustrim

Në orën 19.00 përfundon afati për dorëzimin e ankesave nga partitë politike për procesin e votimit në zgjedhjet lokale të 31 tetorit.

Ndërkohë deri nesër, partitë mund të dorëzojnë ankesa për procesin e mbledhjes dhe verifikimit të rezultateve.

Deri në ora 15:00 nga KSHZ njoftuan se vetëm dy parti politike kanë dorëzuar 13 ankesa.

Shtatë prej ankesave i ka dorëzuar partia TMRO dhe atë për në komunën Nagoriçan i Vjetër.

Ndërsa LSDM ankesat e saj i ka dorëzuar për në tre komuna, dy në Komunën e Shuto Orizares, një për në Komunën Konçe dhe tre për në komunën e Koçanit.

Pasi të përfundojnë afatet e dorëzimit të ankesave, KSHZ ka afat prej 72 orësh për të vendosur për to.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat