Sot 12 viktima dhe 568 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Maqedonia

Sot 12 viktima dhe 568 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 21:28
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se në në 24 orët e fundit janë kryer 3.594 teste, ndërsa janë regjistruar 568 raste të reja me coronavirus.

Në Shkup – 230, Kumanovë – 44, Manastir – 39, Prilep – 29, Kavadar – 27, Shtip – 26, Veles – 19, Koçani – 18, Tetovë – 16, Dellçevë – 13, Kërçovë – 12, Gjevgjeli – 11, Ohër dhe Strumicë nga 10, Negotinë dhe Kriva Pallankë nga 9, Sveti Nikollë – 7, Berova – 6, Bogdanci – 5, Gostivar, Resnjë dhe Kratovë nga 4, Radovish, Probishtip dhe Makedonska Kamenica – 3, Krushevë dhe Demir Hisar nga 2, Vallandovë, Makedonski Brod dhe Dojrani nga 1.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 293 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 12 persona të vdekur: 5 të vdekur nga Shkupi (44, 74, 75, 82 dhe 82), 2 persona nga Kavadari (69 dhe 87) dhe nga një i vdekur nga Tetova (16), Negotina (77), Kumanovë (79), Koçani (77) dhe Demir Hisar (90).

Po ashtu, sipas Regjistrit të të Vdekjeve me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im”, janë raportuar shtatë persona të vdekur me datë vdekje nga data 14.10.2021 deri më 31.10.2021. Janë regjistruar persona të vdekur nga Shkupi (2), Kumanova (2), Kërçova (1), Dellçeva (1) dhe Velesi (1) të moshës nga 61 deri në 75 vjeç.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 203.866, numri i të shëruarve është 189.557, numri i të vdekurve është 7.178 dhe numri i rasteve aktive është 7.131.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat